Vrasje me armë zjarri në Spaç të Mirditës, identifikohet viktima
Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Spaçit, në Mirditë, ku sipas informacioneve një person ka mbetur i vrarë. Sipastë dhënave, ngjarja ka ndodhur në rrugën e Spaçit, ku dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Personi që humbi jetën është identifikuar si Valter Lleshi. Në vendngjarje kanë mbërritur forca policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.
Burimi:
syri.net