Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka lëshuar një apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe bashkëpunimin e qytetarëve, në kuadër të operacionit për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz. Sipas policisë, i dyshuari Sadik Llanaj, 39 vjeç, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Autoritetet dyshojnë se ai vijon të lëvizë i armatosur, ndaj u bëjnë thirrje banorëve të Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar.Për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po zhvillojnë kontrolle intensive në zonat ku dyshohet se mund të fshihet.Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Tiranës ka vënë në...