Vrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di i gjithë shteti

Vrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di i gjithë shteti

Një tjetër vrasje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Dukagjin të Shkodrës. Viktimë mbeti shtetasi Aleksandër Koçeku, rreth 40 vjeç. Ai u qëllua disa herë me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend. Ky është vendi ku Aleksandër Koçekut iu zu pritë. Ai po lëvizte nga Kiri i Dukagjinit drejt Prekalit për në Shkodër, ku në afërsi të fshatit Lin, u qëllua me breshëri. Autorët, siç duket, e kanë ruajtur viktimën dhe në një segment rrugor malor, ku ka shumë pak lëvizje, e kanë vrarë. Familja Koçeku ishte në gjak dhe këtë e konfirmojnë edhe të afërmit. “Konflikt që e di gjithë shteti, e di gjithkush. Ai është ruajtur. Konflikt që e dini edhe ju. Ne kemi një person në...