Vrasja e Valter Lleshit, flet daja Lekë Arapi: S’di kujt t’ia vë gishtin! E ëma: S’e kanë bërë për hakmarrje
Emisioni “Në Kohë Reale” në RTSH1 ka sjellë historinë e 45-vjeçarit Valter Lleshit i cili u vra dy ditë më parë në zonën e Repsit të Mirditës. Duke folur për gazetaren Semiljana Azizi, Lekë Arapi, daja i Valter Lleshi, theksoi se më parë nipit të tij i kishin vendosur granatë poshtë makinës por që nuk kishte shpërthyer. Më pas ai tha se Valter Lleshi nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen e vitit 2020 ku mbeti i vrarë Anton Keli. Në të kundërt, sipas tij, shteti do të duhej të kishte vepruar. “E paska leju shteti që deri sot sa u vra. Pse nuk e kapën atë djalin përpara se sa u bë meqë e paska qenë në ngjarje? Se shteti ka operativë, ka sigurim,...
Burimi:
javanews.al