Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në burg” për Kostandin Voglin dhe “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në burg” për Kostandin Voglin dhe “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Petro Nako” në Sarandë, nën masa sigurie, pas plagosjes me armë zjarri në këmbë. Seanca për të u zhvillua në ambientet e spitalit, ku prokurorja e çështjes, Armida Kaçi, kërkoi masën “Arrest në burg” për akuzat “Moskallëzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosje” e kryer në bashkëpunim. Gjyqtari Mikel Hysometaj pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën “Arrest në burg” ndaj Voglit. Megjithatë, Gjykata mbajti një qëndrim të ndryshëm nga Prokuroria sa i përket cilësimit juridik të ngjarjes. Sipas Gjykatës, mbi bazën e akteve të paraqitura deri në këtë fazë, fakti juridik duhej të cilësohej si “Vrasje me dashje” e kryer...