Vrasja e Renis Dobrës/ SPAK kërkon 3 muaj kohë për provat e reja, telefonat dhe gjurmët papilare mbajnë pezull hetimet

Vrasja e Renis Dobrës/ SPAK kërkon 3 muaj kohë për provat e reja, telefonat dhe gjurmët papilare mbajnë pezull hetimet

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me tre muaj afatin e hetimeve për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj, si dhe për Petrit Çakrin, të dyshuar për vrasjen e të riut Renis Dobra. Gzetari Fajton Gjinaj njofton se, SPAK ka kërkuar kohë deri në muajin tetor për të kryer disa hetime shtesë, me argumentin se është e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore në kuadër të ekspertimit të telefonave, si dhe e disa mbivendosjeve të gjurmëve papilare. Avokati Erjon Kullolli, përfaqësuesi ligjor i shtetasit Fation Bushgjokaj, e kundërshtoi kërkesën e organit të akuzës, duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme ka pasur mundësinë objektive t’i kryente veprimet procedurale të pretenduara, por ende nuk i ka realizuar. Ai shtoi gjithashtu se, deri në këtë...