Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës, ndërsa vijon puna për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të rrethanave të krimit. Nga hetimet e deritanishme, autoritetet dyshojnë se ngjarja është organizuar dhe realizuar nga disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në fokus të hetimit janë tre të dyshuar, për të cilët prokuroria pretendon se kanë pasur role në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes. Sipas pistës kryesore të hetimit, konflikti që çoi në ngjarjen e rëndë lidhet me një çështje personale dhe kundërshtimin e familjarëve për një marrëdhënie që viktima kishte me vajzën e njërit prej të dyshuarve. Hetuesit po analizojnë edhe elementë të tjerë që mund të kenë ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit....
Burimi:
javanews.al