Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes
Janë zbuluar detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Ilir Likës, i njohur edhe me mbiemrat Gjini dhe Kokaj dhe Nure, të ndodhur dy ditë më parë në Laç. Sipas burimeve nga grupit hetimor, janë gjetur dhe sekuestruar dy armët e zjarrit që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe 15 gëzhoja e sende të tjera me interes për hetimin. Burime bëjnë me dije, se njëra prej armëve është një revolver, i cili është dërguar për ekspertizë balistike për të verifikuar përdorimin e tij në krim dhe për të hedhur më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Të premten, referuar burimeve, gazetari i Klan News, Martin Marku, raportoi se ka dyshime se autorët e kanë ndjekur 40-vjeçarin deri në momentin kur e ekzekutuan...
Burimi:
javanews.al