Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit/ Një celular po ‘mban peng’ zbardhjen e krimit

Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit/ Një celular po ‘mban peng’ zbardhjen e krimit

Hetimet mbi vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit me 6 tetor të vitit të kaluar, kanë mbetur në vendnumëro për shkak se prokuroria është në pritje të aktit të ekspertimit të celularit të të dyshuarit kryesor për krimin tronditës, Elvis Shkambi. Burimet konfirmojnë se në muajin prill prokuroria firmosi shtyrjen e hetimeve me 3 muaj, për të administruar aktekspertimet e celularëve të sekuestruar të dyshuarve, Elvis Shkambi e xhaxhait të tij, Gjon Shkambi. Mësohet se përgjatë kësaj kohe ka përfunduar ekspertiza e celularit të Gjon Shkambit, ndërsa prokurorët ende s’mund të firmosin përfundimin e hetimin pa marrë dhe përgjigjen e celularit të autorit të dyshuar të vrasjes. Prokurorët duan të provojnë nga hetimi nëse ka patur bashkëpunim apo organizim paraprak...