Vrasja e Gazmend Kurmakut, Apeli lë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, dënohet me 17 vjet burg
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm lë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut. Vendimi u dha nga trupa e gjyqtarëve Qemal Zaimi, Taulant Banushi dhe Lutfije Celami të cilët nuk morën parasysh ankimin e autorit dhe lanë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Elbasan. Ngjarja ndodhi në 20 tetor të vitit 2021 në një lokal në Fushë Labinot, ku sherri mes palëve nisi për një tavolinë të rezervuar. Llapushi kapi nga fyti Kurmakun, e kërcënoi me thikë, e më pas e goditi, ndërsa viktima në rënie përplasi kokën në dysheme duke i shkaktuar vdekjen.
Burimi:
syri.net