Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Vetëdorëzohet pas dy muajsh në arrati Marjaldo Nela
Autori i vrasjes së Endri Goxhajt në Memaliaj, Marjaldo Nela është vetëdorëzuar ditën e sotme në Polici. Mësohet se Nela ishte shpallur në kërkim prej dy muajsh, pas një konflikti që përfundoi në vrasjen e Endri Goxhajt në muajin Prill në Memaliaj. Pas kryerjes së krimit policia vendosi në pranga disa persona ndërsa shpalli në kërkim disa të tjerë, njëri prej të cilëve (Marjaldo Nela) u vetëdorëzua. Pritet që nëpërmjet dëshmisë së Nelës do të bëhet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe shkaqet që cuan në agravim të situatës. Vrasja e Endri Goxhaj ndodhi pas një konflikti të çastit mes një grupi prej shtatë personash. Gjatë përplasjes fizike, dyshohet se Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë këtë të fundit...
Burimi:
ntv.al