VRASJA E ÇIFTIT MUJECI, ARRESTOHET NJE PERSON
Ka rënë në prangat e policisë në Malin e Zi Besnik Kolndreu i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” lidhur me ngjarjen e 26 prillit 2026 ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në fshatin Balldren. Kolndreu ka fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur nga autorët në krim. Si ndodhi atentati me dy viktima: Dy bashkëshortë, Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Gentiana Mujeci, 32 vjeçe, prindër të katër fëmijëve, u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi pasditen e 26 prillit në Balldren të Lezhës. Ata po udhëtonin me një automjet tip “Audi Q7” kur u qëlluan nga një distancë shumë e afërt. Mbi 30 plumba depërtuan në derën dhe xhamin e përparmë të mjetit. Dy...
Burimi:
ntv.al