Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Paqartësi në votimin e së enjtes në parlament për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik. Mes 21 kandidaturave duhet të zgjidheshin vetëm 3 emra, për tre vende vakante. Rendi i ditës i seancës, i publikuar zyrtarisht nga Kuvendi, saktësonte se për emërimin nevojitej “shumicë e thjeshtë votash për miratim”. Por rezultati i votimit rezervoi një të papritur. Shumicën e thjeshtë e kishin garantuar jo 3 por katër kandidatura. Grupi parlamentar socialist ishte udhëzuar nga drejtuesit e tij që të ofronte mbështetjen për Edvin Simon, Donika Dacin dhe Nertil Kaninën të cilët në fakt morën secili nga 73 vota. Por situata duket se u doli nga duart, pasi fill pas tyre, kandidatura e Xhovan Gjinit mori 44 vota në favor, 34 abstenime dhe 6 kundër, që do...