‘Vit për vit i njëjti avaz’/ Flet banori pas zjarrit në periferinë e Vlorës: Rrezikoja të digjesha brenda me gjithë shtëpi

‘Vit për vit i njëjti avaz’/ Flet banori pas zjarrit në periferinë e Vlorës: Rrezikoja të digjesha brenda me gjithë shtëpi

Teksa zjarrfikëset po përpiqen të shuajnë flakët që kanë shpërthyer në periferi të qytetit të Vlorës, banorët kanë treguar mbi rrezikun e djegies së banesave të tyre, si pasojë e përhapjes së zjarrit. Një prej banorëve në lagjen periferike ‘Kushtrimi’ në Vlorë, tha se situata është e njëjtë çdo vit me rritjen e temperaturave në sezonin e verës. Banori tregon ndër të tjera, se autoritetet vendore nuk merren me mirëmbajtjen e zonës për pastrimin e barërave, sikurse dhe heqjen e mbeturinave që i hedhin në periferi. ‘Këtu është shtëpia ime, ja dhe situata këtu. vit për vit, i njëjti avaz është këtu te ne. Çdo natë vijnë makinat dhe hedhin mbeturina. Rrezikohesha të digjesh bashkë me shtëpinë, nëse nuk do të ndërhyhej. Vit për vit...