VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi policin tjetër, momenti kur autori mbërrin në spitalin e Korçës, i mbuluar me gjak

VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi policin tjetër, momenti kur autori mbërrin në spitalin e Korçës, i mbuluar me gjak

Violand Braçellari 43 vjeç është autori i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së policit Edison Adri. Braçellari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve ndërsa ishte fshehur në një stan në Lozhan dhe refuzonte të dorëzohej. Policia i është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe e ka neutralizuar. Ai ka marrë një plumb në pjesën e barkut ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Vizion Plus ka siguruar pamjet nga mbërritja e autorit në spital, ku trupi i tij ka qenë i mbuluar me gjak, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe forca të shumta policie.