Turistja 33-vjeçare vdes në Himarë, Berisha denoncon vonesën e urgjencës: Policia gënjen

Turistja 33-vjeçare vdes në Himarë, Berisha denoncon vonesën e urgjencës: Policia gënjen

Një turiste gjermane 33-vjeçare ka humbur jetën më 30 korrik në Himarë, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar publikisht mënyrën se si është menaxhuar rasti.    Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar një denoncim të  një qytetari, i cili ngre pikëpyetje mbi vonesat në transportin e pacientes drejt Tiranës, mungesën e një piste për uljen e helikopterëve të emergjencës dhe gjendjen e shërbimeve shëndetësore në Himarë.   Ai akuzon gjithashtu Policinë se ka dhënë një version të rremë për ngjarjen.   Më poshtë postimi i plotë i Sali Berishës:   Në Himarë vdes turistja 33 vjeçare. Ndihma vonoi orë të tëra! I fejuari thotë se ajo gëzonte shëndet të plotë. Policia mashtron thotë se asaj iu dha ndihma në kohë dhe...