VIDEO/ Tentoi të rrëmbejë dy vajza, shqiptari u tregon gishtin e mesit familjarëve të viktimave në gjyq

VIDEO/ Tentoi të rrëmbejë dy vajza, shqiptari u tregon gishtin e mesit familjarëve të viktimave në gjyq

Nga Chris Bradford, NY POST Një burrë nga Miçigani në SHBA, i akuzuar se u përpoq të rrëmbente dy vajza të mitura, u tregoi gishtin e mesit familjeve të tyre në sallën e gjyqit, ndërsa në të njëjtën kohë u tërhoq nga marrëveshja për pranimin e fajësisë. Endi Bala (25 vjeç) u paraqit në gjykatën e Mount Clemens për çështjen e tentativës së rrëmbimit të ndodhur në gusht 2024. Pritej që ai të pranonte një deklaratë "no contest" (pa kundërshtuar akuzat), por në momentin e fundit ndryshoi mendim. Bala, i cili është me origjinë nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA kur ishte adoleshent, akuzohet se u përpoq të rrëmbente Olivian dhe Alexis, të cilat në atë kohë ishin 7 dhe 15 vjeçe, brenda një...