VIDEO / Policia kontrollon nivelin e zhurmave në ish-Bllok, ja si rezultuan matjet
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për ndotjen akustike në zonën e ish-Bllokut, në kuadër të masave për garantimin e rendit publik dhe qetësisë për banorët dhe vizitorët. Sipas Policisë, krahas fushatës sensibilizuese, janë zhvilluar takime informuese me administratorë subjektesh dhe persona fizikë, aktiviteti i të cilëve gjeneron zhurmë nga muzika, me qëllim ndërgjegjësimin për respektimin e kufijve ligjorë. Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në terren, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike. Gjatë kontrolleve janë testuar me matës të zhurmës ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, për të verifikuar zbatimin e nivelit kufi të lejuar, sipas legjislacionit në fuqi. Policia bën me dije...
Burimi:
javanews.al