VIDEO/ Përplasje e rëndë në Fier-Vlorë, BMW merr para kamionçinën me bar, një i plagosur
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e njohur si ‘Kthesa e Qarrit’, ku janë përplasur një automjet tip ‘BMW’ dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet. Si pasojë e aksidentit, është plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë. I plagosuri është transportuar me urgjencë nga shërbimi i autoambulancës drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Fierit, të cilat kanë...
Burimi:
syri.net