VIDEO / “Ndal, policia!”! Kapet 52-vjeçari që shiste lëndë plasëse, i gjenden 600 gramë tritol gati për shpërthim

VIDEO / “Ndal, policia!”! Kapet 52-vjeçari që shiste lëndë plasëse, i gjenden 600 gramë tritol gati për shpërthim

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, pasi dyshohet se transportonte lëndë plasëse dhe municione luftarake me qëllim shitjen e tyre. Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë i vihen pas për ta kapur, teksa 52-vjeçari hedh çantën me materialet e rrezikshme në tokë. “Ndal, policia!”, dëgjohen efektivët duke...