VIDEO/ Momentet e aksidentit, SYRI siguron pamje të tragjedisë me dy viktima tek TEG
SYRI ka siguruar pamje të aksidentit tragjik të ndodhur sot në afërsi të mbikalimit të TEG-ut. Në video shihet që betonierja ka hyrë në rrethrrotullim me shpejtësi të madhe, duke mos dhënë asnjë shenjë frenimi. Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetas të huaj që ndodheshin në betoniere. Viktimat janë dy shtetasit e huaj nga Egjipti: Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje; Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi...
Burimi:
syri.net