VIDEO/ Alarm në Greqi për investimin në Zvërnec: Ishujt grekë rrezikojnë të humbasin turistët

VIDEO/ Alarm në Greqi për investimin në Zvërnec: Ishujt grekë rrezikojnë të humbasin turistët

Debati për projektin turistik në Zvërnec dhe Pishë Poro ka marrë vëmendje edhe në mediat greke, ku televizioni Star Channel News i ka kushtuar një kronikë të veçantë investimit të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Në kronikë, projekti paraqitet si një zhvillim me ndikim të madh jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për konkurrencën turistike në rajon, veçanërisht për ishujt grekë të Jonit. “Dhëndri i Trump, Jared Kushner, është i vendosur ta bëjë Rivierën shqiptare një vendpushim të nivelit të lartë dhe me hotele me pesë yje”, thuhet në hyrje të kronikës. Gazetari grek thekson se investimi parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe shumë të madhe në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros. “Po flasim për dy milionë e...