Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është paraqitur në Gjykatën Administrative, ku gjatë seancës ka mbajtur edhe fjalën e tij lidhur me procesin. Veliaj deklaroi se ai dhe familja e tij janë përballur me një “veting të plotë” të jetës personale dhe publike. Ai tha se është treguar i gatshëm të përballet me drejtësinë dhe se ka shkuar vetë përpara saj, por pretendoi se ndaj tij janë përdorur të gjitha mjetet për ta sjellë në këtë situatë. Sipas tij, problemi qëndron në mungesën e aksesit të plotë në dosje dhe në pamundësinë për të pasur një mbrojtje efektive.  Veliaj shtoi gjithashtu se pala tjetër kërkon që gjykata të mos hyjë në shqyrtimin e thelluar të çështjes, duke e konsideruar këtë një pengesë për një...