“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, Lamallari paralajmëron masa ekstreme pa tolerancë
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar masa pa tolerancë ndaj drejtuesve të mjeteve lundruese që shkelin rregullat e sigurisë dhe rrezikojnë pushuesit në plazhe. Lamallari theksoi se hapësirat e plazheve duhet të jenë të sigurta për pushuesit dhe familjet, ndërsa përdorimi i mjeteve lundruese në kundërshtim me rregullat do të përballet me masa ligjore. “Plazhet tona janë për familjet dhe pushuesit, jo për aventurierët që luajnë me jetën e të tjerëve. Kush sfidon ligjin dhe vë në rrezik shëndetin dhe jetën e turistëve, do të përballet me pasojat pa asnjë tolerancë dhe vonesë”, deklaroi ministri. Sipas Lamallarit, kontrollet do të vijojnë përgjatë sezonit turistik në zonat bregdetare, me fokus respektimin e perimetrit të sigurisë dhe parandalimin e situatave që...
Burimi:
shkodraweb.com