Vdiq punëtori nga Bangladeshi, plagoset keniani, në Durrës me kontratë 1 vjeçare, jetonin në kapanon
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të dielë, 24 maj, në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine ku gatuhej ushqim për punonjësit e subjektit. Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi, Omar Faruk ndërkohë që një 30-vjeçar nga Kenia po merr ndihmë mjekësore në spital. Mësohet se dy punëtorit kishin ardhur në Shqipëri dhe punonin tek subjekti me administrator shtetasin S. M, me kontratë 1 vjeçare. 25 vjeçari ndërroi jetë nga asfiksia, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëseve shpëtoi 30 vjeçarin nga Kenia, ndërsa gazetarja e Syrit mëson se në momentin kur shpërtheu bombola ka pasur dhe persona të tjerë por fatmirësisht kanë dalë shpejt nga ambienti. Për...
Burimi:
syri.net