Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Gjetjet e para nga dhoma e hotelit, gjak në mur dhe peshqirë

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Gjetjet e para nga dhoma e hotelit, gjak në mur dhe peshqirë

Njolla gjaku në mur dhe në peshqirë janë provat e para që autoritetet greke kanë mbledhur nga dhoma e hotelit në Kefaloni, Greqi ku 19-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Myrto ndodhej para se të braktisej në një shesh në Argostoli dhe të humbte jetën. Për këtë rast janë arrestuar tre persona (22, 23 dhe 26 vjeç), një prej tyre shqiptar, të cilët rezulton se kanë qenë me të në orët e fundit dhe e kanë lënë pa ndjenja në shesh pasi kishin përdorur kokainë. Çfarë gjetën autoritetet në dhomën e hotelit Gjatë kontrollit në vendngjarje, autoritetet kanë regjistruar prova si në dhomën e gjumit ashtu edhe në banjë, të cilat pritet të analizohen në laborator në kuadër të hetimeve paraprake. Konkretisht, në shtrat u gjetën...