Vajza vret nënën me thikë në Kurbin, arrestohet nga policia, procedohet mjekja që plotësoi aktin për vdekje natyrale (EMRI)

Vajza vret nënën me thikë në Kurbin, arrestohet nga policia, procedohet mjekja që plotësoi aktin për vdekje natyrale (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga autoritetet në fshatin Fushë Mamurras të Kurbinit. 57-vjeçarja Violeta Shpani ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e saj, 85-vjeçaren D. Sh. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kurbinit ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill të këtij viti (2026). Fillimisht rasti është raportuar si një vdekje natyral, më pas nga hetimet është zbuluar se e moshuara kishte humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë. Për këtë rast është proceduar penalisht edhe një mjekje, pasi kjo e fundit e kishte plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk raportoi në polici rastin. Njoftimi i policisë Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”. Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur...