UGSH ngre alarmin pas protestës: Gazetarët u sulmuan gjatë raportimit, autorët të dalin para drejtësisë

UGSH ngre alarmin pas protestës: Gazetarët u sulmuan gjatë raportimit, autorët të dalin para drejtësisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara  gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit. Sipas deklaratës në reagimin e policisë ndaj protestuesve u evidentuan edhe akte dhune dhe sulme mbi gazetarët të cilët ishin në krye të detyrës për të raportuar ecurinë e protestës. Unioni ka dënuar dhunën teksa i ka cilësuar si krime që nuk mund të tolerohen. UGSH kërkoi nga Policia e Shtetit të ndalojë dhe vërë para përgjegjësisë ligjore çdo sulmues, agresor, shantazhues dhe intimidues të gazetarëve në detyrë. “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon çdo agresion verbal, e aq më tepër fizik ndaj reporterëve, operatorëve dhe punonjësve të mediave, madje dhe mbi automjetet e mediave në krye të detyrës te ndodhura,...