U zhduk më 4 qershor, policia gjen trupin e pajetë të Eglant Koçit! Droni zbuloi vendodhjen
Një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë malore mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa dyshimet janë se mund të bëhet fjalë për Eglant Koçin, 34-vjeçarin i zhdukur prej 4 qershorit. Trupi nuk është gjetur i groposur. Ai është konstatuar gjatë verifikimeve nga ajri me dron, në një terren të vështirë, ku prej ditësh po zhvilloheshin kërkime intensive nga policia. Identifikimi i viktimës pritet të kryhet përmes ekspertizave mjeko-ligjore dhe analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse trupi i përket Eglant Koçit. Hetimet janë përqendruar te rrethanat e zhdukjes së 34-vjeçarit. Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor. Sipas hetuesve,...
Burimi:
javanews.al