U vra me armë zjarri, Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Mësohet se Valter Lleshi është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij, ndërsa trupi i pajetë është gjetur brenda në makinë. 45-vjeçari punonte si shofer te makineritë në Spaç, të cilave iu vendos tritol 2 muaj më parë, por që u pikas dhe nuk shpërtheu. Viktima dyshohet si autor i vrasjes në vitin 2020 të një taksisiti në Rrëshen dhe njihet si lidhje e afërt e një fisi të njohur në Rrëshen, i cili ka konflikte me fise të tjera.
Burimi:
javanews.al