“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti
Një trëndafil i bardhë u hodh në det dhe shumë lot u derdhën gjatë homazheve të mbajtura për humbjen e gazetarit Enrik Mehmeti. Miq, kolegë dhe familjarë u mblodhën në bregdetin e Vlorës, pikërisht në vendin ku Enriku kalonte një pjesë të madhe të ditëve të tij, duke pritur turistë të shumtë, duke u treguar atyre bukuritë e Vlorës dhe duke promovuar me pasion qytetin që e donte aq shumë. Nën tingujt e muzikës funerale dhe pranë fotografisë së Enrik Mehmetit, qytetarë të shumtë nderuan figurën e një gazetari të përkushtuar dhe një qytetari model, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në zonën e Zvërnecit. Në emër të familjarëve, miqve dhe shokëve të Enrikut, Ylli Meçe vlerësoi figurën e gazetarit të...
Burimi:
javanews.al