U rrëzua në malin e Gopeshit duke mbledhur çaj, burri plagoset rëndë, po kërkohet për gjetjen e tij
Një person është rrëzuar nga një shkëmb, duke marrë dëmtime të rënda. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në malin e Gopeshit, pjesë e bashkisë Maliq, në njësinë administrative të Moglicës. Sipas të dhënave paraprake, një banor i Gramshit ka shkuar në këtë mal për të mbledhur ccaj ndërsa është rrëzuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se ka qenë një banor tjetër që ka njoftuar policinë. Grupi hetimor së bashku me forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të gjetur banorin e rrëzuar.
Burimi:
syri.net