U publikoi emrat, GJKKO shpall të pafajshme deputeten e PD-së, Denisa Vata mund patronazhistët e Agron Malajt
GJKKO shpalli sot të pafajshme deputeten e PD-së Denisa Vata e cila u padit për shpifje nga patronazhistët e Agron Malajt, deputeti i PS-së, ish kryetari i bashkisë së Matit. Vendimi për të cilën edhe përfaqësuesi i SPAK, Bledar Maksuti kërkoi pafajësi, u mor nga gjyqtari Bib Ndreca mbi një kërkesë penale të ngritur nga disa punonjës të Bashkisë Mat të cilët ishin akuzuar nga deputetja se po bënin fushatë elektorale dhe blerë vota me mjete shterërore në favor të Partisë Socialiste, që sipas gjykatës deklarimet e Vatës nuk përbën fakt penal ndaj saj.Ndërkohë në tërësinë e provave, mbrojtja e deputetes përmes Adriana Kalasë, vërtetoi para gjykatës se urdhri për këto kërkesa penale, fillimisht më 12 persona më pas të reduktuar në 7 pasi hoqën dorë ishte...
Burimi:
syri.net