U plagos me armë në kokë pak ditë më parë, ndërron jetë 17-vjeçari

U plagos me armë në kokë pak ditë më parë, ndërron jetë 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh në gjendje kritike 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë.  I riu ishte transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pasi u plagos në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës. Ngjarja ndodhi teksa 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte një armë zjarri pa leje shokëve të tij, kur arma është shkrepur duke plagosur në kokë 17-vjeçarin. Fillimisht, të rinjtë kishin deklaruar se kishin dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më pas kanë pranuar se incidenti kishte ndodhur brenda banesës.