U martua me një të dënuar me vdekje, shqiptarja reagon pas ekzekutimit të tij: A është kjo drejtësi
Tiana Krasniqi, një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas, në lidhje me vrasjen e bashkëshortit të saj, James Broadnax. James Broadnax, 37 vjeç, i cili u ekzekutua një ditë më parë, ishte dënuar me vdekje për vrasjen e dy producentëve muzikorë në 2008. Ai u shpall i vdekur të enjten në mbrëmje pasi mori një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Huntsville. Prokurorët thonë se Broadnax dhe kushëriri i tij, Demarius Cummings, qëlluan për vdekje dhe grabitën Stephen Swan dhe Matthew Butler në parkingun e studios së regjistrimit të Butler në Garland. Cummings u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht. Broadnax ishte sfidues në një deklaratë përfundimtare në të cilën ai kërkoi gjithashtu falje...
Burimi:
syri.net