U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin/ Pas disa orësh kërkime, gjendet 14-vjeçarja e humbur në Vlorë

U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin/ Pas disa orësh kërkime, gjendet 14-vjeçarja e humbur në Vlorë

Një vajzë 14-vjeçare është gjetur mbrëmjen e së njëjtës ditë në Tiranë, pasi ishte larguar nga shkolla pas një konflikti me një mësues lidhur me një notë. E mitura, e identifikuar si Kaltra Llanaj, ishte larguar pas përfundimit të mësimit dhe kishte udhëtuar drejt kryeqytetit me një furgon, pa marrë me vete telefon celular apo para. Pas disa orësh kërkimesh, ajo u lokalizua rreth orës 22:00 në një lulishte në Tiranë. Sipas burimeve, 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Familjarët e saj pritet të udhëtojnë drejt Tiranës për ta marrë, ndërsa raportohet se e mitura kishte shprehur dëshirën për të takuar vëllanë e saj, i cili jeton në kryeqytet.