U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve
Arrestimi i 52-vjeçarit Petrit Çeça me një sasi të konsiderueshme lëndësh plasëse ka ngritur dyshime se eksplozivi ishte destinuar për atentate të mundshme të grupeve kriminale që veprojnë në Tiranë dhe në zonën e Fushë-Krujës. Detajet mbi operacionin u bënë të ditura nga gazetari Esido Barkaj në emisionin “Live në Mëngjes” në Vizion Plus. Operacioni policor i koduar “Porosia” u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pas një informacioni të siguruar në rrugë operative. Në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, efektivët lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë 52-vjeçarin në rrugën “Kastriotët”, teksa lëvizte me automjetin e tij. Gjatë kontrollit në mjet u sekuestruan dy granata dore luftarake, dy ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse tritol, një pjesë e së cilës ishte e pajisur me dy fitila...
Burimi:
javanews.al