U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës
Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të shtunë, 11 korrik, në zonën e Prekalit, ku dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake nga blutë e Shkodrës, viktima i identifikuar si Aleksandër Koçeku, është gjetur brenda në automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorit/ëve. “Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove...
Burimi:
javanews.al