U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025
Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Shkodër, ku Aleksandër Koçeku, u gjet i vdekur brenda makinës dhe sipas Policisë, dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Ai ka qenë nën hetim për vrasjen e të riut Pavlin Preka më 27 shkurt 2025. Pas vrasjes së 20-vjeçarit në derën e shtëpisë së tij në Guci të Re, policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa vendosi nën hetim edhe Aleksandër Koçeku. Nuk dihet nëse kjo ngjarja ka lidhje me rastin e shkurtit të 2025, por Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Burimi:
javanews.al