U denoncua për ngacmim seksual nga pacientja/ Gjykata ‘kyç’ në shtëpi kirurgun Nikolla Nunka
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ ndaj mjekut kirurg Nikolla Nunka. Denoncimi për kirurgun u bë tre ditë më parë nga një 21 vjeçare nga Korça. Kjo e fundit pretendon se mjeku Nunka e ka ngacmuar seksualisht gjatë kohës që merrte mjekim në spital, pas operacionit nga apandesiti. Prokuroria ka paraqitur para gjykatës provat të cilat implikojnë kirurgun Nunka dhe provojnë dyshimin e arsyeshëm për konsumimin e veprës penale. Prokurori i ka kërkuar gjykatës që për shkak të moshës të akuzuarit ti caktohet masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe të vlerësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë, kërkesa që janë pranuar nga gjykata. Gjatë seancës kirurgu nën akuzë për ngacmim seksual ka mbajtur qëndrim mohues ashtu ai edhe gjatë...
Burimi:
syri.net