Tritoli në Tiranë/ Pronari i marketit babai i dy të rinjve të shpallur në kërkim për plagosjen e policit në Shkozë

Tritoli në Tiranë/ Pronari i marketit babai i dy të rinjve të shpallur në kërkim për plagosjen e policit në Shkozë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar rreth orës 04:15 në një market në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në Tiranë. Mësohet se marketi është në pronësi të Lulzim Likës, baba i dy të rinjve të shpallur në kërkim që plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku pak ditë më parë në Shkozë. Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me plagosjen. 33-vjeçari, Aldo Lika dhe 22-vjeçari, Ali Lika më 17 maj kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të 31-vjeçarit Kejdi Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij së bashku me Kumarakun dhe një person tjetër. Nga të shtënat është plagosur aksidentalisht në këmbë Kumaraku. Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi  Kejdi Spajën, pasi rezultoi se kishte thyer masën...