Tre të arrestuar për sulmet e koordinuara me bomba artizanale që tronditën Selanikun! Zbulohen detajet
Pas hetimeve dhjetëditore, Shërbimi Antiterror i Greqisë ka arrestuar tre persona për sulmet e koordinuara me bomba artizanale të gazit që tronditën Selanikun në 1 korrik. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Selanik dhe Kretë, ndërsa vijojnë kontrollet në banesa dhe ambiente të tjera.Sipas autoriteteve, një 29-vjeçar u arrestua në Selanik dhe një 26-vjeçare në Hania të Kretës, të dy të njohur më parë nga policia për aktivitet në qarqet anarkiste. Personi i tretë dyshohet se u vuri në dispozicion apartamentin e tij, i cili, sipas hetimeve, u përdor si bazë për përgatitjen dhe ekzekutimin e sulmit ndaj banesës së Afroditi Nestorës. Hetimet tregojnë se 26-vjeçarja dhe 29-vjeçari mbërritën në apartament një ditë para sulmit, qëndruan aty deri në momentin kur vendosën mekanizmin shpërthyes dhe, pas...
Burimi:
javanews.al