Tragjike në Durrës, humb jetën 11-vjeçari duke u larë në det
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën duke u larë në det. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, ku gjatë kohës që i mituri po lahej në det dyshohet se është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes së 11-vjeçarit me banim në Tiranë. Njoftimi i Policisë: Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë...
Burimi:
syri.net