Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
Është thelluar ngjarja tragjike në Roskovec. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe ish-vjehrra e autorit, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe. Ajo u qëllua me armë gjahu nga Refit Buzin, 35 vjeç, i cili pas disa orësh mos bindjesh për tu dorëzuar në polici, vrau veten brenda në makinë. Buzi mëngjesin e kësaj të premte vrau edhe ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç .
Burimi:
javanews.al