Tragjedia në Maliq, drejtori i Policisë mbledhje urgjente për operacionin ku u vra efektivi
Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye në tragjedi për Policinë e Shtetit. Drejtori i Policisë Skënder Hita ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Korçës.Aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Korçës është duke u mbajtur një mbledhje për të verifikuar detajet e planit operacional në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Në aksionin për lokalizimin dhe kapjen e Violand Braçellarit ishin rreth 40 forca policie, 6 prej tyre “Shqiponja”. Më herët, Skënder Hita vizitoi efektivin e plagosur që ndodhet te Trauma, Edison Adri, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit humbi një shërbëtor të qytetarëve.
Burimi:
javanews.al