Tragjedi, 6-vjeçari me nënë shqiptare, nxirret i vdekur nga pishina

Tragjedi, 6-vjeçari me nënë shqiptare, nxirret i vdekur nga pishina

Një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën pasi u gjet në pishinën e një shtëpie. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në Gialova, në Komunën Pylos-Nestor, në Mesini. Sipas informacioneve, fëmija ishte me nënën e tij, një 32-vjeçare shqiptare, e cila punonte si pastruese në një shtëpi 2-katëshe në zonë. Në rrethana që po hetohen, dyshohet se i mituri i ka shpëtuar vëmendjes së saj ndërsa ajo po kryente punë pastrimi në katin e sipërm të shtëpisë. Pak kohë më vonë, nëna e gjeti atë pa ndjenja në pishinë. Menjëherë u thirr një ambulancë e EKAB dhe ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, të cilët filluan përpjekjet e ringjalljes me CPR. Fëmija u transferua në Qendrën Shëndetësore të Pylos, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve...