Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre të pandehur

Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre të pandehur

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për një dosje që lidhet me trafikimin e armëve dhe municioneve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas vendimit, Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u shpallën fajtorë për trafikim armësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Rifat Avdiaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat. Adulla Hoxhaj u dënua fillimisht me 13 vite burg për disa vepra penale, përfshirë trafikimin e armëve, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtjen pa leje të armëve e municioneve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën dhe përfundimisht ai u dënua me 8 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë, Admir Tutaj dhe Bojken...