Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në vendin tonë. Raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në liqenin e Viroit në Gjirokastër. Bëhet me dije se 62-vjeçari, Besnik Kola, është gjetur i mbytur në liqen. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit. Kujtojmë që ditën e sotme dy të mitura të moshës 9 dhe 11 vjeç humbën jetën tragjikisht në det, në Tale të Lezhës.