“Tentova të manovroja, por…”, dëshmon shoferi i kamionit ku humbën jetën nëna dhe djali shqiptar

“Tentova të manovroja, por…”, dëshmon shoferi i kamionit ku humbën jetën nëna dhe djali shqiptar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik rrugor që i mori jetën një nëne 43-vjeçare dhe djalit të saj 21-vjeçar, me origjinë shqiptare, në zonën e Paleokomit, në Serres të Greqisë. Teksa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes fatale, është publikuar dëshmia e shoferit të kamionit me të cilin u përplas automjeti i viktimave, ndërsa janë bërë publike edhe fotografitë e nënës dhe djalit, humbja e të cilëve ka tronditur komunitetin ku jetonin prej vitesh. Shoferi 56-vjeçar i kamionit, i cili mbeti i plagosur lehtë, ka përshkruar momentet dramatike të aksidentit në një prononcim për mediat greke. Sipas tij, ai po lëvizte normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75-80 km/h, kur automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari...