Tentoi të shmangë përplasjen, aksidentohet e më pas përmbyset automjeti në Lushnjë-Berat, 6 të lënduar

Tentoi të shmangë përplasjen, aksidentohet e më pas përmbyset automjeti në Lushnjë-Berat, 6 të lënduar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat. Një makinë tip golf ku udhëtonim 6 persona është përfshirë në një aksident në Fiershegan. Sipas drejtuesit të mjetit i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit i është bllokuar korsia përballë. Në tentativë për të shmangur përplasjen ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë ku është përplasur me një mjet të parkuar e më pas është përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenti kanë marre dëmtime të 6 personat që ishin në makinë ku tre ishin fëmijë, të cilët i transportuan në spital. Gjendja e tyre është stabël jashtë rrezikut për jetën.